Kreu I bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj në kuadër të nismës “Asnjë fshat pa Rrugë, ura dhe mullinjë bloje” ka inspektuar punimet që po kryehen këto ditë vere në Pukë.
Teksa inspektoi hapjen e rrugës së Zezajve, një segment I degraduar si pasojë dhe e terrenit ku ndodhet, z.Gjonaj bëri të ditur se puna nuk do ndalet deri në piken fundore të bashkisë së drejtuar prej tij, duke e cilësuar këtë një detyrim ndaj qytetarve.
“Duke e ndjerë hapjen e rrugëve dhe përmiresimin e elementve të tjerë të infrastrukturës si domosdoshmëri, unë sëbashku me një pjesë të stafit të bashkisë kemi vendosur që këtë vit të braktisimin pushimet. Është një obligim që duhet kryer pa nisur reshjet e vjeshtës, ndaj po punojmë intensivisht për hapjen e rrugëve në fshatra, rrugëve që lidhin fshatrat me varrezat si dhe ndërtimin e urave e mullinjëve të blojes”.
Prej kohësh bashkia e Pukës ka nisur punën duke hapur segmente të reja rrugore në fshatrat që nuk kanë lidhje me rrugë auto, në rilidhjen e rrugëve të dëmtuara nga dimri si dhe në pastrimin e akseve rrugore rurale ekzistuese, ndërkoh që po punohet për ndertimin e urave qe lehtesojne banoret ne zonat e thella malore te kesaj bashkie.