Pukë
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim.
Me datë 10.05.2018 nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
Zamir Puka, 41 vjeç, banues në Pukë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pukë me vendim nr. 228, datë 30.11.2017 ka denuar me 5 vite burg, për veprën penale të “Përndjekjes” parashikuar nga neni 121/a të Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të metejshme.