KJO ËSHTË HISTORIA E 26-VJEÇARIT NGA PUKA, EDISON KURTALIAJ. I luan bixhoz lekët e një jave xhiroje të loto-sportit ku punonte, humbjen e parave e inskenon si grabitje me dhunë, arrestohet.Kjo është historia e 26-vjeçarit nga Puka,
Edison Kurtaliaj.Më datën 20.04.2015, rreth orës 02:15 të mëngjesit, 26 vjeçari i punësuar në lokalin ”Top Bast” në qytetin e Pukës, lokal në pronësi të shtetasit D.H, ka telefonuar inspektorin e Polcisë së Zonës dhe i ka thënë se teksa po shkonte në shtepi mbas mbylljes së lokalit në rrugën afër varrezave të lagjes ”Zezaj”, dy persona të panjohur i kanë dalë para dhe më pas e kanë lidhur me tel me gjemba. Grabitësit sipas tij i kanë marrë shumën prej 100 mijë lekë dhe janë larguar dhe se ai ndodhej i lidhur tek pishat .Menjëherë me marrjen e informacionit në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë së Komisariatit të Pukës si dhe grupi hetimor i Drejtorisë së policisë së Qarkut ShkodërEdison Kurtaliaj, pas disa minutash kërkime nga ana e bluve është gjetur i lidhur me tel me gjemba, i shtrirë në tokë, siç edhe kishte raportuar.26-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë dhe janë marrë masat për sigurimin e vendit të ngjarjes.Më pas ai është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë për t’i marrë kallzim mbi ngjarjen e ndodhur.