N/PREFEKTI I PUKËS PARALAJMËRON GJOBA NËSE BLLOKOHEN RRUGËT.Tashme kur zyrtarisht kemi hyre ne stinën e dimrit, kreu I Shtabit te Emergjencave ne rrethin e Pukës, e njohur dhe si zona me problematike sa I përket emergjencave gjate dimrit, thirri ne nje mbledhje anëtaret e këtij Shtabi për masat mbi përballimin e situatave qe mund te krijohen gjate dimrit.
Drejtuesi I këtij shtabi, njeherit Nënprefekti i Pukës, Marash Kolaj nga kjo mbledhje ka paralajmëruar ndëshkime ligjore per te gjithë kompanitë qe kane fituar tendera per mirmbajtjen e rrugëve, nëse rrugët bllokohen.Anëtaret e Shtabit te Emergjencave I kane kerkuar banorve te zonave te thella qe te marrin masat e duhura per furnizimin me bazen ushqimore rezerve te pakten per muajt dhjetor janar, ndersa eshte apeluar ndaj ministrise se Shendetesise qe te semuret kronike te trajtohen me medikamente te pakten per dy muaj ne menyre qe te mos shkaktohen emergjenca shendetesore si ato te viteve te kaluara.