Shoqata Agro Puka ka festuar 20-vjetorin e krijimit të saj, një shoqatë ku fermerët pukjanë janë të bashkuar duke tregtuar prodhimet e tyre bio të zonës. E pranishme në panairin që u zhvillua në 20-vjetorin e Agro Puka ishte edhe ministrja e bujqësisë Frida Krifca e cila tha se ajo që synohet në gjithë Shqipërinë është pikërisht shembulli i Agro Pukës për të bashkuar fermerët…

Ligji i skemave të produkteve tipike i miratuar pak kohë më parë u shpreh ministrja Krifca do të bëjë që ashtu si kudo në botë produktet bio dhe ato artizanale të jenë të mbrojtura dhe të ruhen….

Kryetari i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj u shpreh se tashmë vëmendja e gjithë asaj bashkie është e përqendruar tek zhvillimi i mëtejshëm i agroturizmit…

20 vjetori i shoqatës Agro Puka përveç panairit e ktheu këtë ditë në një festë për qytetarët pukjan dhe turistët e pranishëm që qëlluan aty.

Artikulli paraprakHETIME PROTESTUEVE KUNDËR VAKSINIMIT TË DETYRUESHËM
Artikulli tjetërSHKODËR, FILMA SE SI ISHIN SHTETET E BALLKANIT 110 VITE MË PARË