PASURIA MË E MADHE E KËTIJ RAJONI DREJT SHKATËRRIMIT. Pyjet, pasuria me e madhe e rrethit te  Pukes, prej 20 vitesh jane  preh e keqbersve, te cilet prerejn e paligjshme te tyre e kane kthyer ne biznes.

Por sikur te mos mjaftonte kjo s’fundmi  duket se kane  mbetur  perfundimisht ne meshir te fatit.  Pas reformave  ne  Sherbimin Pyjor te Shqiperise ne rrethin e Pukes I cili nihet dhe si kryeqyteti I Pyjeve Shqiptare  kane  mbetur vetem gjashte punonjes te  cilet meren vetem me menaxhimin dhe jo me ruajtjen e pyjeve.  Ministria e Mjedisit   ne organiken e  Inspektoriatiti te Pyjeve per Qarkun e Shkodres ka percaktuar  33 punonjes, por  asnje prej tyre nuk  ushtron aktivitetin  ne rrethin e Pukes, duke bere qe pyjet tashme  te  priten  pa frike  ndeshkimet  ligjore te ketij inspektoriati.Shqetesimi per fatin e pyjeve te Pukes eshte ngritur  deri ne instancat me te larta shteterore te cilet kane premtuar marrjen e masave , nderkoh qe shqetesimi  I pukjanve pret nje zgjidhje  pasi shfarosja e Pyjeve   do shuante endrren e vetme per zhvillimin e ketij rrethi, Zhvillimin e turizmit  malor I cili vitet e fundit po merr hov edhe ne kete rreth si nje nder zonat  atraktive te  veriut  te Shqiperise.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/VH3zOSsAT_0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakIMERAJ PROMOVON LIBRIN “DHUNA”
Artikulli tjetërOKB, MË SHUMË KUNDËR ISIS