Në qytetin e Pukës nisi një tjeter faze e rendësishme e investimeve për rivitalizimin e qytetiti , siç është ajo për fasadat e pallateve ku gjatë vjeshtës së shkuar u investua për ndërtimin e çative të reja. 

Teksa takoi banorë të këtyre pallateve, por edhe punonjësit e kompanisë që po kryen investimin, kreu I bashkise se Pukës, z. Gjon Gjonaj u shpreh se ky ishte ndër investimet për të cilin qyteti kishte shume nevojë.   Edhe gjatë këtij inspektimi, kryebashkuaku Gjonaj nuk la pa përsëritur apelin drejtuar qytetarve që të largojnë nga fasadat të gjthë kabllot, antenat, telat për varjen e rrobave, apo strehet e ndryshme.  Gjatë ditve në vijim kompania që po kryen punimet për riveshjen e fasadave pritet të shtoj numrin e punonjësve të angazhuar në këtë proçes me qëllim përfundimin e investimit brenda muajit Maj. 

Artikulli paraprakPRANVERA FRANKOFONE, MBËRRIN NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërBASHA: KRIMI KONTROLLON PARLAMENTIN