Nisma humanitare në Pukë dhe Fushë Arrës “Askush ndër ne pa festa” iu erdhi në ndihmë 250 familjeve të varfra të këtyrë dy qyteteve. Nisma vullnetare e gazetarit Armir Mehaj ka gjetur mbështetjen financiare të artistit Fran Gjoka i cili jeton prej vitesh në SHBA. Në këtë vigjilje feste në familjet pukjane dhe të Fushë Arrësit me probleme të mëdha ekonomike u shpërndanë pakot ushqimore në mënyrë që të gëzojnë si gjithë të tjerët….

Humanisti Fran Gjoka thotë se ndihma për bashkëqytetarët e tij të Pukës dhe Fushë Arrësit është për të sjellë sado pak buzëqeshje në këto festa. Iniciatori i nismës “Askush ndër ne pa festa”, gazetari Armit Mehaj shprehet se për të 8-in vit me radhë vijon ndihma për familjet në vështirësi ekonomike…

Vitet e ardhshme synohet që në nismën humanitare “Askush ndër ne pa festa” në Pukë dhe Fushë Arrës të përfshihen edhe me shumë familje në nevojë në mënyrë që në ditët e festave të fundvitit në tavolinën e tyre të mos mungojë asgjë.

Artikulli paraprakKRISHTLINDJA, MESAZHI I KISHËS ORTODOKSE
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKU BECI URON FESTËN E KRISHTLINDJES