Më datë 10.02.2017, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: * Ndue Lalaj, 49 vjeç

, banues në Dom Pukë Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në fshatin Dom Pukë , në afërsi të banesës së tij u konstatua 1 ambient i improvizuar, ku në brëndësi u gjetën 41 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakIRANI PËRKUJTOI REVOLUCIONIN ISLAMIK
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 8 TON DROGË NË ANKONA, MBËRRITI ME TRAGETIN SHQIPËRI-ITALI