BLUTË E KOMISARIATIT TË PUKËS KANË ZHVILLUAR AKSIONE NË DISA ZONA. Efektivë të Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme kanë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht: Në vendin e quajtur « Ferth » të fshatit Gomsiqe, në Pukë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan 330 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Në lidhje me këtë ngjarje filloi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim e kryeplakut të fshatit Gomsiqe, shtetasit Z.D., 52 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale të « shpërdorim detyre », parashikuar nga nenet 248 dhe 284 të Kodit Penal. Gjithashtu në e quajtur Bjeshkët e fshatit Miliska të komunës Fierzë, në Pukë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 530 bimë narkotike kanabis sativa.  Po punohet për identifikimin  dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kaluan prokurorisë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike.

Artikulli paraprakPOST ZGJEDHJE, NË TONIGHT STAR PLUS
Artikulli tjetërOPERACIONI “MARTESA”, NË PRANGA 10 PERSONA PËR TERRORIZËM