Nga shërbimet e Komisariatit Pukë, në vijim të punës për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike, u ushtrua një tjetër kontroll i imtësishëm në banesën e shtetasit P.Mhilli, 57 vjeç, ku në ambjentet e saj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
1.Një armë zjarri Automatik Model 56 me nr.039770 . 2.Një armë zjarri Automatik me nr.080655. 3.Një skelet metalik, armë zjarri pa mekanizmin shkrepës me nr.903321137 . 4.Një skelet metalik , më zjarri pa qyte druri Pushkë Model 56 me nr.11290459. 5.Një skelet metalik armë zjarri me qyte druri me nr.H4347 . 6.Një skelet metalik arme zjarri M-56 pa mekanizmin shkrepes me nr.90304269. 7.Një skelet armë zjarri M-56 pa mekanizmin shkrepës me nr.10164331. 8.Një kallëp tritoli me përmasa 10x5x2,5 cm. 9.Tre skeletë druri të pjesshëm armësh zjarri. 10 .Tre mekanizma shkrepës armësh zjarri. 11.Një skelet pistoletë pa numër. 12.Nëntë krëhëra automatiku. 13.Fishekë M-56, 380 (treqind e tetdhjete) cope. 14.Tre qyta druri armësh zjarri. 15.Dy granada mbrojtëse pa ndezësa. Nga deklarimet e të arrestuarve me date 22.07.2015, shtetasit: 1.Roland Mhilli, 25 vjeç , banues në Pukë. 2.Klodjan Mhilli, 19 vjeç , banues në Pukë. Deklaruan se këto armë janë të tyre dhe se i kanë fshehur vite më përpara pa dijeninë e pjestarëve të tjerë të familjes së tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, në ngarkim të shtetasve Roland Mhilli dhe Klodjan Mhilli, të arrestuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, ”Kultivim i bimëve narkotike”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake ”, parashikuar nga nenet 283/2, 284/2 e 278/2 të Kodit Penal.