Finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Bibaj”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Pukë. Sekuestrohen lëndë narkotike e lëndë eksplozive. Sekuestrohen rreth 170 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Gjithashtu sekuestrohen dhe 46 kallëpe tritol, me peshë totale rreth 37 kilogramë. Shpallen në kërkim 4 shtetas, pronarët e banesës.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Pukë, pas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative se në Lagjen Bibaj, të fshatit Dom, të Njësisë Adinistrative Gjegjan, se në një banesë të pa banuar mund të kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm në këtë banesë ku rezultoi se:

Në banesën e vëllezërve P. K, Gj. K, P. K, P. K., të cilët nuk banojnë më në këtë banesë e as në këtë fshat, gjatë kontrollit nga shërbimet e policisë, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 170 kilogramë lëndë narkotike në formën e boçes, e futur në 11 thasë dhe në një fuçi plastike, si dhe dy thasë të mbushur me 46 kallëpe tritol 800 gramë secili, me peshë totale rreth 37 kilogramë tritol. Lënda narkotike dhe lënda eksplozive u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Artikulli paraprakSHKODËR, AKSIDENTOHET NJË SHTETAS
Artikulli tjetër“SHQIPONJAT E RRUGËVE” VIJNË NË SHKODËR