Vitet e fundit, bashkia Pukë ka njohur një zhvillim të turizmit malor, ku emigrantë të ndryshëm janë kthyer në vendlindje duke hapur dyert e kullave të lëna trashëgimi nga gjyshërit e tyre. Një nga rastet e suksesshme është bujtina e Dritan Frrokaj, cili tregon se është I kënaqur me rezervimet e deritanishme dhe shërbimin që I ka ofruar turistëve.
Por, ashtu siç edhe ai e kishte parashikuar, emigracioni I viteve të fundit ka ndikuar edhe në rënien e forcës punëtore, çka është një sfidë e madhe për menaxhimin e bujtinës.
Nga ana tjetër, Frrokaj tregon se është përballur me një sërë pengesash për hapjen e këtij aktiviteti, ndaj ka një apel drejtuar institucioneve për lehtësimin e procedurave të emigrantët që kthehen për të punuar në vendlindje.
Bujtina “Oda e Kabashit” është një nga strukturat akomoduese më të reja në Pukë. Ndërkohë që pronarët e bujtinës janë kujdesur që të ruajnë çdo gjë nga shtëpia ku kanë jetuar të parët e tyre, në mënyrë që turistëve të huaj t’i shërbejnë me mikpritjen dhe traditën fisnike shqiptare.
https://youtu.be/fDSOy2jr48s