Transportohet me helikopter drejt Tiranës i mituri që u plagos në Pukë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se 11-vjeçari me inicialet A.N., është qëlluar nga një 17-vjeçar.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dom të Gjegjanit. Fëmija ka një plagë në këmbë dhe dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
NJOFTIMI I POLICISË
Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.