DVP Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin P. L., 31 vjeç, banues në fshatin Dom, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. R., 30 vjeç, banues në fshatin Bajzë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë Kuftare Grabom, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e një shtetasi që dyshohet se ka hedhur një shishe me lëndë djegëse në drejtim të fasadës së supermarketit me administrator shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në Shkodër, pa shkaktuar dëme. Vijon puna hetimore për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Më datë 15.02.2024, rreth orës 12:40, në lagjen “Skënderbeg”, afër shinave të trenit, është gjetur pa shenja jete, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në fshatin Golem. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se ai e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.