Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Pukë arrestoi shtetasin I. M., 52 vjeç, banues në Pukë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. C., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi mbrëmjen e djeshme në “Bulevardin Bujar Bishanaku” duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin O. B., 20 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë ka marrë lëndime të lehta pasagjerja shtetasja E. C., 46 vjeçe, e cila ishte ne automjetin me drejtues shtetasin Y.C.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Bushat, Bashkia Vau i Dejës, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit M. U., 31 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Artikulli paraprakMENAXHIMI I MBETJEVE NË LEZHË
Artikulli tjetërBERISHA NJOFTON DATËN E PROTESTËS SË RADHËS