FOTO ILUSTRUESE

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 31 vjeç, banues në fshatin Fjerzë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës po punon për kapjen e shtetasit J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pas kallëzimit të një 68-vjeçari, se ky shtetas i ka dëmtuar disa fidanë ulliri.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për:

-shtetasin A. G., 42 vjeç, banues në Pukë, pasi me auomjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin A. M., 30 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë;

-një 15-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi.

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 28.06.2024, se në ujërat e lumit Drin, në afërsi te urës së Bahçallëkut, ishte gjetur trupi i një shtetasi të paidentifikuar, ju bëjmë me dije se pas veprimeve hetimore dhe procedurale u mundësua identifikimi i këtij shtetasi, V. P., 46 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), shtetas kosovar, banues në Pejë, i cili dyshohet se është vetëhedhur në lumë. Punohet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKANALET VADITËSE NË POSTRIBË, SPAHIA: BASHKIA MASHTRON, BANORËT VIJOJNË TË DENONCOJNË
Artikulli tjetërZBARDHET DJEGIA E MAKINËS SË POLICIT NË LEZHË