Pas 25 vitesh fermerët e Qerretit në bashkinë e Pukës kanë një zgjidhje për vaditjen e tokave të tyre bujqësore.

Me një fond prej 34 milion lekë, akorduar nga qeveria, bashkia e Pukës zgjidh një herë e mirë problemin për vaditjen e 200 hektar toka bujqësore, përmes rikonstruksionit të kanalit vaditës si dhe rindertimin nga e para të Sifonit të Lufit, çfar ka ndikuar në vaditjen e të mbjellave në këtë zonë pas shume vitesh.

Kreu I bashkisë Pukë, z.Gjon Gjona i shoqëruar nga banorë të zonës shikoj nga afer përfundimin e punimeve, teksa tha se sot zgjidhej një nga problemet më të mëdha për fermeret e zonës. Në funksion të këtyre tokave janë mbi dy milion meterkub Ujë nga ujmbledhesi I qytetit të Pukës, sasi kjo e cila tashmë shkon në destinacionin e duhur, ndryshe nga më parë, kur e gjithe sasia e Ujit humbiste si pasoje e rrjedhjeve përgjat rrjetit te amortizuar.

Artikulli paraprak“BIBAJ”, POLICIA VË NË PRANGA NJË SHTETAS
Artikulli tjetërMUSTAFA LICI: BLERJA MASIVE VOTASH