Pukë, zjarr në Bjeshkët e Krrabës digjen rreth 1 hektarë pyje
PUKË-Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në Bjeshkët e Krrabës, në afërsi të Staneve të Qelzës. Zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Burime për Shqiptarja.com mësojnë se zjarri në Bjeshkët e Krrabit ka përshirë rreth 1 hektar pyje. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, sakaq zjarrëfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes ku po përpiqet të shuajë zjarrin.