SIPAS PROTESTUESVE, DËMI FINANCIAR NDAJ TYRE KAP SHIFRËN E 75 MILION LEKËVE. Fshatarët e Koplikut, por edhe zonave te tjera te Qarkut te Shkodres, kane protestuar kunder mungeses se parave qe nje sipermarrje private e pularise ne kete zone, nuk I ka dhene parate prej disa kohesh.
Ato deklarojne se jane te detyruar te protestojne janë ngritur në një protestë kundër drejtuesve, qofte atyre qe kane qene por edhe atyre qe sot jane. Banorët pretendojnë se pronaret u kanë blerë fshatarëve misër për pulat e pularisë por nuk kanë paguar lekët. Sipas banorëve, borxhi në total që duhet t’u paguajnë fshatarëve kap shifrën 750 milion lekë. Ata kërkojnë që atyre qe I takon t’u japin lekët që u detyrohen. Në protestë kanë dalë rreth 40-50 fshatarë. Banorët kanë dalë të protestojnë para pularisë që ndodhet ne dale te qytetit te Koplikut.