Policia e Shtetit dhe Prefektura Shkodër, kanë vazhduar punën për evidentimin, groposjen dhe dezinfektimin e shpendëve të hedhur në lumin Buna nga persona të papërgjegjshëm.Vatrat e shpendëve të ngordhur janë konstatuar në afërsi të fshatit Darragjat të njësisë së Dajcit si edhe në fshatin Pulaj të Velipojës.
Lidhur me situatën ka reaguar edhe administrator i njësisë së Dajcit Gjovalin Darragjati , sipas të cilit raste të tilla nuk janë të panjohura , teksa garanton se të tilla biznese nuk operojnë në zonën e Dajcit, cka nënkupton se këto shpend të jenë importuar dhe rrjella i ka sjellë aty.
Darragjati ka edhe një apel për të gjitha bizneset dhe individë të caktuar të cilët të tregohen të përgjegjshëm dhe të mos ndotin lumin Buna
Në lidhje me ndotjen e lumit Buna, Mali i Zi i ka dërguar një notë proteste qeverisë shqiptare duke kërkuar marrjen e masave. Në bregun e lumit Buna për rreth 3 km nga grykderdhja e deri në fshatin Reç në pjesën e Malit të Zi është i mbushur me pula dhe kafshë të ngordhura.