Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi Ndryshe u përurua Shtëpia Familje më e re në Bashkinë e Shkodrës, shtëpia “Pulëbardha” e shoqatës ”Projekti Shpresa”.

 Në këtë event Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Znj. Voltana Ademi konfirmoi gatishmërinë dhe dëshirën për të vazhduar financimin e funksionimit të 7 Shtëpive Familje të projektit “Shpresa” me rreth 60 persona me aftësi ndryshe nga 15 deri në 34 vjeç, stafin kujdestar e teknik dhe kuotën ushqimore për të gjithë përfituesit.  Kjo Shtëpi Familje i shtohet atyre të krijuara prej vitesh nga shoqata “Opera della Divina Providenza Madonnina del Grappa”, shoqata ″Projekti Shpresa″ dhe shoqata Komuniteti “Papa Xhovani XXIII” duke e kthyer Shkodrën në model për deinstitucionalizimin e personave me aftësi ndryshe dhe jetimëve.

Artikulli paraprakPËRBALLIMI I DIMRIT, MBËRRIJNË NDIHMA NË SHLLAK
Artikulli tjetërZJARRI SHKRUMBON BANESËN E FAMILJES TRIESHI