Njësia Pult ka përplasur bashkinë Shkodër dhe OSHEE-në
Bashkia Shkodër dhe OSHEE njësia Shkodër kanë një përplasje mes tyre në lidhje me energjinë elektrike në njësinë Pult të Dukagjinit. Nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj deklaron se në Pult banorët vijojnë të jenë pa energji elektrike.. Drejtori i OSHEE njësia Shkodër Xhevat Mollca hedh poshtë këtë pretendim të bashkisë duke thënë se në njësinë Pult ka patur defekt por është rikthyer menjëherë energjia elektrike OSHEE pretendon se energjia elektrike është rikthyer prej 3 ditësh në njësinë malore të Pultit ndërsa bashkia Shkodër çdo ditë raporton se atje ka mungesë të furnizimit me energji elektrike.