Për herë të parë në njësinë Pult të Dukagjinit, një prej zonave me sasi të mëdha të mbjelljes të bimëve narkotike Cannabis Sattiva është bërë regjistrimi dhe evidentimi i tokave të banorëve.
Kjo për të shmangur mbjelljen e Cannabisit Në sipërfaqet bujqësore të pronarëve të tokave. Këtë nismë e ka ndërmarrë administratori i Pultit Tom Marku. Ky proces për regjistrimin e tokave në Pult të Dukagjinit ka qenë i vështirë. Deri më tani nga të gjitha aksionet e policisë së Shkodrës për asgjesimin e Cannabis nuk është gjetur asnjë rrënjë e mbjellë në këto toka të regjistruara. Bimët narkotike Cannabis Sattiva që gjenden në njësinë Pult sipas administratorit Marku janë në toka pa pronarë ndërsa thotë se grupet kriminale që administrojnë parcelat nuk janë banorë të zonës së Dukagjinit. Dukagjini aktualisht është ndër pjesët me sasinë më të madhe të mbjelljes së Cannabis Sattiva në tre njësitë e saj, Shosh, Shalë dhe Pult. Pavarësisht aksioneve të policisë për asgjesimin sërish me mijëra rrënjë janë të mbjella në majet e maleve në toka pa pronarë.