Dua Lipa po korr sukses në tregun ndërkombëtar, por pavarësisht kësaj, nuk e ka harruar origjinën, të cilën e tregon sa herë ka mundësi.

Kështu ka bërë edhe së fundmi, me koleksionin e ri të “Puma”, ku ajo ështe imazh. Pasi u emërua vjeshtën e kaluar si ambasadore e markës, këngëtarja shqiptare dhe “Puma” po nxjerrin në treg një koleksion të titulluar në shqip “Flutur”.

Koleksioni i frymëzuar nga vitet ’90 përfshin kapuçë, bluza të shkurtra dhe versionin “Flutur” të këngëtares të atleteve Mayze të “Puma-s”.

“Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura; ato përfaqësojnë aq shumë, si transformimi, shpresa dhe metamorfoza. Gjatë vitit të kaluar, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplote për mua. Zgjodha emrin ‘Flutur’ për t’i bërë homazhe trashëgimisë sime, duke festuar gjithashtu këtë fillim të ri me “Puma-n”, tha Dua, shumë e lumtur për këtë bashkëpunim. Ajo u emërua si imazhi i markës në nëntor 2020, në krye të fushatës “She Moves Us” që inkurajon gratë të lidhen përmes sportit dhe kulturës.

“Flutur” do të publikohet më 18 dhjetor në faqen e Puma-s dhe në dyqane. Megjithatë, koleksioni i plotë pritet të dalë në treg vitin tjetër.

Artikulli paraprakSHKODËR, ORTEK NË QAFË THORË, BLLOKOHET RRUGA (VIDEO)
Artikulli tjetër“LA CASA DE PAPEL” 6 ARSYE PSE NUK DUHET TA LINI PA PARË KËTË SERIAL