Pas raportit të publikuar nga Eurostat që shqiptarët punojnë me oraret më të zgjatura krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, ka reaguar edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Albert Tuka I cili tha se ky fenomen është I përhapur kryesisht tek subjektet private, të cilat përmes korrupsionit të titullarëve të institucioneve përgjegjëse shtetërore, vazhdojnë të abuzojnë me kushtet dhe oraret e punës.

Tuka shton se sipas legjislacionit, një shtetas shqiptar duhet të kryejë mesatarisht 40 orë punë në jave, ndërkohë që oraret e zgjatura duhet të paguhen ose kopmensohen.

Mos repsketimi I kontratave të punës është një nga problemet kryesore me të cilat përballet tregu I punës.

Artikulli paraprakTJETËR AKSIDENT NË LEZHË, FURGONI PËRPLAS KËMBËSOREN
Artikulli tjetërNELSON HYSA: SYNOJ 30-SHEN MË TË MIRË NË BOTË