Të rinjtë duhet të orientohen drejt arsimit profesional si e vetmja mënyre për të patur punësim të shpejtë dhe një të ardhme të sigurtë.Ky ishte mesazhi që u përcoll nga shkolla “Kolin Gjoka” në Lezhë, ne aktivitetin e organizuar “Dita e Dyerve të Hapura 2024”, ku ishin të pranishem autoritete vendore dhe qëndrore, përfaqësues të biznesit dhe nxënës shkollash të cilët u njohen nga afer me atë çfarë ofron ky institucion arsimor.

Numri i nxënësve që ndjekin arsimin profesional ka ardhur gjithnjë në rritje, ku 48% janë të punësuar pa përfunduar ende studimet thotë Drejtori i Shkollës “Kolin Gjoka” Bardh Dedgjonaj, i cili ju bëri thirrje të rinjve që ti bashkohen kësaj shkolle.

Shkolla “Kolin Gjoka” në Lezhë ofron 6 drejtime studimi ku më e kërkuara është Hoteleri-Turizmi, ndërsa numri i nxënësve që ndjekin arsimin profesional është mbi 450.

Artikulli paraprakFESTA E 1 QERSHORIT ME LIBRA NË LEZHË
Artikulli tjetërGATI PËRGATITJET PËR “SANFEST”