Kryeministri Edi Rama apeloi sërish të rinjtë të ndjekin shkollat profesionale. Duke e cilësuar si një rrugë të sigurt punësimi nisur nga kërkesa e etur siç tha ai që ka tregu, kryeministri inkurajoi që shkollat profesionale të shihen me prioritet edhe nga nxënësit me rezultate të larta.

Deklararat Rama i bëri gjatë Olimpiadës së Aftësive, ku premtoi se qeveria do të vazhdojë të nxisë profesionet.

Rama: Anketa e forcave të punës tregon se shkalla e punësueshmërisë e nxënësve që diplomohen në arsimin profesional është 125 më e lartë se ajo e nxnësve me arsim të mesëm të përgjithshëm.

Edhe vlera e pagës në vendin e parë të punës është më e lartë. 20% më shumë është mundësia e punësimit e atyre që kryejnë arsim profesional në krahasim me ata që kanë një diplomë universiteti.

Kjo lidhet edhe me cilësinë mizerabël të shumë diplomave të Universiteteve të së shkuarës tashmë të mbyllura por edhe urinë e madhe që ka tregu i punës për profesionistë, për zanatçinj.

Numri i të diplomuarve në arsimin profesional në 2016 është rritur dyfish.

Do të vazhdojmë të nxisim arsimin profesional. I jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që na ndihmojnë në këtë proces.Ambasadori i Zvicrës është një nga aleatët më të rëndësishëm që kemi.

Një vend që ka dhënë, po jep dhe do të japë edhe më shumë një ndihmesë shumë të çmuar në rritjen cilësore të arsimit tonë profesional.

Në këtë rrugë jemi së bashku qeveria, kompanitë dhe partnerët tanë.Është bashkësi e domosdoshme, partnerët sjellin dije dhe eksperiencë,

kompanitë krijonë hapësira dhe mundësi në një proces ku reforma e arsimit profesional ka vendosur si parim themelor ndarjen e orëve mes shkollës dhe vendit të punës.

Fokusi gjithmonë e më i madh tek teknologjitë e reja dhe nxitja e të rinjve për të ndjekur në rrugën e arsimit të tyre profesional rritjen e kapaciteteve në funksion të përdorimit të teknologjive të reja janë sot pjesë e një fazë të re në një rrugë që vazhdon.

Sa më shumë profesione, zanate aq më shumë mundësi për punësim real dhe aq më shumë rritje e qëndrueshme ekonomike nesër.

Referuar shifrave, Rama tha se nga viti në vit ka një rritje të numrit të nxënësve që ndjekin arsimin profesional sikundër dhe një rritje të cilësisë së arsimit ne keto shkolla.

Rama: Sot nuk jemi ende në pikën ku tanimë vendi ecën me dy këmbë por jemi në një moment ku mund ti prekim nga afër rezultatet e arritura dhe do ta shikojmë me shumë më tepër optimizëm të ardhmen.

Katër vite më parë në arsimin profesional kishte 3000 nxënës. Sot kemi 19 mijë nxënës dhe 6000 të tjerë që janë pjesë e kurseve dhe trajnimeve profesionale. I bie të jenë 20% e nxënësve në Republikën e Shqipërisë.

Është ende shumë pak, duhet të jetë shumë më tepër se kaq.

Qëllimi ynë dhe politika jonë në këtë drejtim është i dedikuar që numri i nxënësve që shkojnë në arsimin profesional të rritet në mënyrë progresive dhe të mos shkojnë vetëm nxënësit që nuk ndjekin dot arsimin e mesëm të përgjithshëm për shkak të rezultateve por edhe më të mirët.

Sot në shkollat tona profesionale kemi një numër jo të vogël nxënësish shumë të mirë.

Artikulli paraprakSHKARKIMI I PROKURORES NIKËHASANI, REAGON ASHPËR MANJANI: VETTINGU DËSHTOI! JO DHE JO!
Artikulli tjetërAHMETAJ: NUK KA PASUR, NUK KA DHE NUK DO TË KETË KONCESION PËR TVSH