Gjermania edhe pse po përballet me kritika të brendshme për emigrantët, ajo vijon të hartojë politika lehtësuese në pranimin e kahut të huaj të punës.

Ligji i parë gjerman i emigracionit, i cili pritet të dakordohet nga kabineti i kancelares Angela Merkel po pritet me interesim të madh nga industritë, shkruan “Th Local”.

Ky ligj pritet të krijojë polemika të forta në vend pasi që nga viti 2015 në Gjermani kanë hyrë shumë emigrantë të huaj, kryesisht të ardhur nga vendet myslimane.

Konfederata e Sindikatave Gjermane në një qëndrim të saj është shprehur se kjo nismë mund të reflektojë ulje në paga dhe në shfrytëzim të të huajve në tregun gjerman. Gjermania po përjeton një bum të lartë ekonomik dhe krahu punëtor pritet me interes nga kompanitë që operojnë në tregun vendas.

Sipas rregullave të reja, punëkërkuesit që vijnë nga vendet jashtë BE-së, do të mund të vinin në Gjermani për të punuar për gjashtë muaj dhe që të mbështesin veten financiarisht.

Artikulli paraprak775 VENDE TË LIRA NË POLICI, JA CILAT JANË KUSHTET PËR T’U BËRË PJESË
Artikulli tjetërINSTAT: 317 MIJË SHQIPTARË EMIGRUAN NGA VENDI GJATË 2011-2017