Bashkia Shkodër nuk ka mundësi të mëdha për të hapur vende të reja pune për të rinjtë me buxhetin që është duke përpiluar.

Vendet e reja të punës janë një politikë kombëtare dhe i takojnë qeverisë. Kjo është përgjigja e kryetares së bashkisë Voltana Ademi ndaj ish anëtarit të këshillit bashkiak të Shkodrës Agron Metushi. Kryebashkiakja dha edhe shembuj se si qeveria mundet të lehtësojë dhe nxisë punësimin e të rinjve ndërsa tha se forca e institucionit të saj nuk çon në më shumë se 2-3 raste suksesi për të rinjtë. Edhe përsa i përket të rinjve Shkodra vijon të vuaj me një numër të lartë të papunësisë që vjen si shkak i shumë faktorëve.

Artikulli paraprakZJARRI SHKRUMBON BANESËN E FAMILJES TRIESHI
Artikulli tjetërFINLANDË, VRITET ME SNAJPER KRYEBASHKIAKJA DHE 2 GAZETARE