Shoqata ‘Pro eksport Albania’ i kërkon Ministrisë së Financave të shtyjë në kohë aplikimin e ligjit “Për nxitjen e punësimit – punësimi i personave nga grupet e veçanta, detyrim për punëdhënësit publik dhe privat“. Me ndryshimet në ligj miratuar nga qeveria më 13 mars 2023, detyrohen të gjithë punëdhënësit, që të punësojnë persona me aftësi të kufizuar. Kjo procedurë do të jetë aktivë në janar të vitit 2024. Nëse nuk punonjësojnë atëherë duhet të paguajnë atë që quhet “fondi i punësimit”. Në letrën që i është dërguar ministrit të Financave Ervin Mete për dijeni dhe ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes thuhet se ligji përtej impaktit social dhe ndihmës për grupet e veçanta shton me 8 % kostot e bizneseve të cilat po kalojnë një situatë të vështirë.
“Sektori Manifakturë i veshjeve dhe këpucëve po kalon një situatë shumë alarmante siç edhe Ju jeni në dijeni me rënie të theksuar të porosive/prodhimet për eksport (të dhënat Instat muaji Gusht 2023 -21,9% në krahasim me muajin Korrik 2023), kursi i këmbimit, rritja e kostove, mungesë e theksuar likuiditeti, amortizimi i impianteve prodhuese e një mori problematika të tjera që ky sektor ka.
Duke vënë theksin me sa parashtruam më sipër, shtohet si kosto dhe detyrimi ligjor i Ligjit nr. 15/2019 e cila përtej impaktit social dhe ndihmës për grupet e veçanta që secili nga Ne e mirëpret dhe ka qenë gjithmonë kontribues, shton kostot e bizneseve të sektorit në rreth 8%, pa llogaritur këtu investimet e nevojshme për të krijuar ambjente pune të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar në fabrikat prodhues” shkruhet në letër. Në letrën që mban datën 25 shtator 2023 Kryesia e Pro-Eksport Albania lexohet më tej se mungon analiza e faktibilitetit referuar sektorit tonë dhe situata është e papërshtatshme për të vendosur një “Taksë sociale të detyrueshme”, kur treguesit ekonomik jane perceptori dhe çertifikuesi i depresionit ekonomik që ka kapluar”
Në këto kushte kërkohet
– Reflektimin e duhur dhe ndalimin e aplikimit për një moment të dytë;
– Krijimin e një tavoline teknike (ose edhe në Këshillin Kombëtarë të Punës) ku diskutimet dhe analiza ti lënë vendin më pas aplikimit të tij.
Në Shqipëri janë 9 mijë persona me aftësi të kufizuar. Sipas ligjit nëse nuk pranon të punësosh një person me aftësi të kufizuara kompanitë detyrohen të paguajnë kontribute sa paga minimale për çdo person me aftësi të kufizuar që nuk marrin në punë. Nëse ky ligj nis aplikimin një biznes me 200 punëtorë duhet të paguaj më shumë 18,000 € në vit më shumë. Në Shqipërinë vetëm 100 institucione shtetërore kanë pranuar të punësojnë persona me aftësi të kufizuar.