Kjo germadhe e pandriçuar eshte ajo cka ka ngelur nga uzina e telave ne Shkoder. Punonjesit prej 8 muajsh te papaguar , ruajne objektin edhe naten nga frika se dikush futet brenda dhe merr materialet qe ato kane ne dorezim. Per televizonin Star Plus ato ngrene alarmin se mund te behen viktime e ndonje sulmi keqberes tani qe aty eshte nderprere dhe energjia elektrike.

Punëtorët kanë bërë kërkesën e tyre edhe tek operatorët e së shpërndarjes eletrike por nuk kanë marrë asnjë përgjigje që prej datës 26 dhjetor 2017 kur është shkëputur edhe energjia eletrike. Gjithashtu , punonjesit kërkojnë që këtë objekt t’ia dorëzojnë shtetit pasi për to është një përgjegjësi të cilën e ndjejnë më shumë detyrim sesa punë e tyre.

Artikulli paraprakM.MADHE MBLIDHET KRYESIA E PD-s
Artikulli tjetërVLLAZNIA GJEN KUNDËRSHTARIN PËR MIQËSORE