Detaje të reja nga aksidenti ne pune ku humbi jetën 28-vjecari një dite me pare ne Shëngjinin.

Sipas burimeve punëtori ka qene duke ngjitur vinçin dhe ai është shkëputur duke rene poshtë bashke me te.

Objekti ishte ne ndërtim, por sipas burimeve kati i 9 dhe i 10 po ndërtoheshin pa leje. Ne lidhje me ngjarjen janë shpallur ne kërkim 3 persona, ndërsa vijojnë hetimet.

Nen hetim dhe Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes se Territorit ne Bashkine Lezhe dhe Policia vendore per te pare veprimet dhe mosveprimet e tyre.

Sipas inspektoriatit te punes puonjonjesi ishte i pasiguruar dhe punonin ne te zeze.

Artikulli paraprakSHKODËR, TRANSPORTONTE ME FURGON VAZO ME FIDANË KANABISI, ARRESTOHEN 4 SHTETAS
Artikulli tjetër“S’MUND TË JESH KUNDËR KORRUPSIONIT DITËN, E KUNDËR SPAK-UT NATËN ”, BASHA: QËNDRIMI PËR HEQJEN E IMUNITETIT, PA EKUIVOK