3 persona janë arrestuar në flagrancë, pasi një punëtor ndërtimi ra nga pallati ku po punonte dhe ndërroi jetë një ditë më parë në Tiranë. Policia njofton se janë arrestuar shtetasit G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën, punëtori shtetasi E. O., 36 vjeç. (Inicialet e dhëna në informacionin paraprak ditën e djeshme për shtetasin që ka humbur jetën janë dhënë të pasakta)’- njofton policia.

Artikulli paraprakE RËNDË/ MAKINA PËRPLAS TË MITURIN
Artikulli tjetërRENEA DHE FMSH SHKODËR NXJERRIN TRUPIN E PAJETË TË 48 VJEÇARES…