Një punëtor ka humbur jetën në Rusi teksa priste disa kolona mbajtëse të kompleksit sportiv të Shën Petersburg (SKK Peterburgsky).

Sapo ai ka prerë një nga kolonat lidhëse të çatisë së kompleksit sportiv, struktura është rrëzuar e gjitha duke përpirë edhe punëtorin 29-vjeçar. Edhe pse ai e pa çatinë të rrëzohej si dhe u përpoq që të kapej në koshin e vinçit të sigurisë, nuk arriti t’ia dilte mbanë, duke u përpirë nga gërmadhat.

Trupi i punëtorit 29-vjeçar është gjetur më pas nga kërkimet e ekipeve të emergjencave. ndërkohë një kamera me dron që përdorej për të filmuar punimet, ka arritur të regjistrojë të gjithë momentin tragjik.

Ndërkohë se bashku me viktimën në çati ishin edhe tre punëtorë të tjerë të cilët po merren në pyetje për të zbardhur të plotë këtë ngjarje dhe për të dërguar prapa hekurave përgjegjësit.

Artikulli paraprakMASAT KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE ARMËVE, LLESHAJ FLET NGA GJERMANIA
Artikulli tjetërMERR FLAKË NJË BANESË NË BULEVARD