Firma kontraktuese e cila po kryen punimet në Bypasin e Shkodrës, vijon normalisht punimet në këtë segment pavarësisht debateve edhe në Këshillin BAshkiak, ku u kërkua informacion për një investim të tillë.

Star plus ka vëzhguar nga afër punimet që po kryhen në këtë segment rrugor, ku përvec nivelimit të këtij segmenti dhe vendosjes së turbinave eshte kryer edhe ndarja e këtij segmenti me bordurën ndarëse pasi sic është parashikuar që në projektin fillestar ky segment do të jetë më katër korsi.

Megjithatë, pavarësisht ecurisë së punimeve, nga institucionet përkatëse ende nuk ka një pergjigje zyrtare sa i takon projektit që po zbatohet dhe si janë parashikuar punimet në këtë investim i cili që në nisje u mendua si një mbrotje për shkodrën në rast përmbytjesh por edhe si investimi i cili do të zgjidhte problemin e infrastruktruës rrugore në hyrje të Shkodrës. Burime pranë Bashkisë Shkodër bejne me dije se i është dërguar një shkresë zyrtare, ministrisë së linjës dhe Autoritetit kombetar të rrugore, por ende nuk ka një përgjigje për një cështje të tillë.

Artikulli paraprakKUSH ËSHTË SHQIPTARJA QË FSHIHET PAS KËNGËTARIT TË “DESPACITO”?
Artikulli tjetërKULLA E PREK CALIT, REAGON TONIN MARINAJ