Kalimi i automjeteve në qytetin e e Koplikut vijon të vështirësohet dita-ditës.

Edhe pse një pjesë e punimeve nëntokësore tashmë cilësohen të përfunduara, situata mbetet kaotike në rrugën që kalon përmes qytetit. Rreth 20 mijë banorë të qytetit si dhe mijëra të tjerë nga i gjithë rrethi i Malësisë së Madhe duhet të përballen çdo ditë me trafikun e automjeteve he kaosin që krijohet si pasojë e punimeve që po zhvillohen. Automjetet vijojnë të kenë vështirësi qarkullimi në hyrje-daljet e qytetit. Pikërisht zona që lidh qendrën me aksin nacional Shkodër-Hani i Hotit në të dyja anët e saj është pjesërisht e bllokuar, ndërsa për kalimin në rrugën e fshatit Dedaj është hapur gjatë këtyre ditëve një rrugë provizore. Përveç automjeteve të shumta, probleme janë shfaqur edhe si pasojë e lëvizjes së furgonëve që bëjnë transportin e udhëtarëve drejt fshatrave të rrethit apo qytetit të Shkodrës. Në qendrën e Koplikut, Fondi i Zhvillimit të Rajoneve ka investuar një fond prej 208 milionë lekësh, ku synohet transformimi total i rrugës kryesore që kalon përmes qytetit.

Artikulli paraprakSANREMO 2017, FITON FRANCESCO GABBANI
Artikulli tjetërFESTA E ZOJËS SË LURDIT