Prej disa ditësh bashkia Shkodër po punon për rikonstruksionin e pjesshëm të akseve rrugore kryesore të qytetit. Mirëpo, këto punime kanë sjellë kaos në qarkullim duke krijuar trafik të rënduar, pasi mirëmbajtja po kryhet gjatë paradites ku ka një fluks të shtuar të qytetarëve që lëvizin në këto rrugë. Në rrugën “Marin Beçikemi” këtë të hënë, është krijuar disa herë trafik si shkak I numrit të madh të mjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor ndërsa lëvizja e mjeteve bëhej vetëm në njërën korsi. Qytetarët ankohen për kushtet në të cilat po kryhen punimet ndërkohë që I kërkojnë bashkisë të ndërpresë punimet gjatë paradites.

Punimet për rikonstruksionin e pjesshëm janë kryer edhe në disa akse të tjera rrugore ku problematika ka qenë e njejtë. Në një kohë që në qytet ka lëvizje të madhe të turistëve pas hapjes së sezonit turistik, pamja që ofrohet lë për të dëshiruar, pasi një situatë e tillë e rrugëve ka qenë e pranishme prej kohësh dhe rikonstruksioni I tyre mund të ishte bërë edhe në periudha të tjera të vitit.

 

Artikulli paraprakDREJTORI I ADZM: THETHI TË KETË TRANSPORT PUBLIK
Artikulli tjetërKOMEDIA E ZEZË “GJAJA” PREMIERË NË TEATRIN “MIGJENI”