Lezhë, punimet në rrugë zbulojnë rezidencën dhe kishën 700-vjeçare
Një rezidencë feudale ku bën pjesë dhe një kishë 700 vjeçare ka dalë në dritë rastësisht në fshatin Gjazuj në njësinë administrative Ungrej të bashkisë së Lezhës. Kanë qenë punëtorët, të cilët teksa po punonin për zgjerimin e rrugës, kanë ndeshur në këtë zbulim që sipas historianëve, përkon edhe me gojëdhënat, se priftin e kishës ‘’Shën Ilia’’, e vranë ushtarët turq, më pas i vranë dhe kalin me të cilin udhëtontë në këtë zonë malore dhe brenda kishës i dogjën. Historinët thonë se zbulimet në fjalë i përkasin një objekti religjioz të krishterë dhe një rezidence feudale të Gazullorëve, si pjesë integrale e një vendbanimi të mirëfilltë mesjetar, ku jeta është zhvilluar duke nisur që nga fund shek.XIII-të e deri në fillim shek.XVII-të, kur ky fshat mesjetar kishte përmasat e një qyteze karakteristike Arbnore. Gjatë punimeve është gjetur qeramika e vrazhdë me material të përzier, e cila është zbuluar pranë objektit kryesor. Ajo i perket pikërisht tjegullave të çatisë së këtij objekti me planimetri të çrregullt, por mjaft impresionues, për të cilin nuk dihet me saktësi nëse bëhet fjalë për “Kishwn e Shwn Ilisw”apo për kullën rezidenciale të “Familjes feudale Gazulli’’. Gjithashtu, pranë këtyre strukturave murale(themelet perendimore) janë zbuluar edhe disa objekte të tjera si; qeramike masive , kocka humane(fragmente të vogla), kocka kafshësh(nofulla dhe disa dhëmbë kali), 3-fragmente tepër interesante prej qeramike të stilizuar, të cilat duhet të jenë pjesë integrale e një objekti luksoz shumë të veçantë (llullë), një objekt metalik prej bronxi që duhet ti përkase nje ornamenti luksoz, një fragmet qelqi me ngjyrë të errët, plot 14-gozhdë artizanale të përmasave dhe funksioneve të ndryshme , ku dy prej tyre(me kokë të gjërë) që sipas historianëve mund të jënë përdorur tek ndonjë poltrone lisi e stilit venecian ose mbi portën e drunjtë të Kishës së “Shen Ilisë”. Objekti tjetër është një grihë (emertim lokal) ose limë për të mprehur tehet e armëve si shpata, kama apo thika, por edhe për mirëmbajtjen e veglave të tjera të punës. Banorët tregojnë se me këtë zbulim, historia nxjerr të vërtetën e madhe, rrënjët e krishtërimit që janë ruajtur fort në zonën që i përkët 100% besimit katolik. Pak më tutje ndodhet edhe kroi i ‘Shën Ilisë’, një burim që përdorej edhe para 700 vitesh, jo vetën nga kasha, por edhe nga dhjetëra familje. Historianë dhe arkeologë apeleojnë që punimet të ndalen dhe puna të nise më zbulimet e hershme.