Punimet në bllokun e banimit tek “Vasiejt” në lagjen Tepe, janë drejt fundit. Ditën e djeshme është hedhur tapeti i asfaltit, ndërsa do të vazhdohet me sinjalistikën rrugore dhe ndriçimin.
Projekti i Bashkisë së Shkodrës parashikonte ndërhyrje në kanalizimet e ujrave të zeza, kanalizimeve të ujrave të bardha, rrjetin e ujësjellësit, ndriçimin dhe sinjalistikën. Për të parë ecurinë e punimeve të deritanishme ka qënë vetë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi
Rikualifikimi urban i blloqeve të banimit Tepe- tek Vasiejt, do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në standartin e jetesës së banorëve, duke zgjidhur kështu probleme që janë bartur prej vitesh.
Vlera e investimit nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës është 5 mln.448 mijë .920 Lekë.