Edhe pse Shkodra njihet si qyteti I biçikletave korsitë kanë qënë jo pak problem dhe si e tillë është trajtuar jo pak herë në kronika të ndryshme. Së fundmi punimet për koristë e biçikletave kanë nisur por tashmë ecuria e këtyre punimeve kanë mbetur pas.

Në segmentet kryesore të qytetit duke nisur nga Parrucë-Sheshi Isa Boletini”, “Ura Dervishbeg-Sheshi Zogu I Parë” si dhe nga Parruca në Xhabiej punimet kanë mbetur mbrapa gjë e cila sjellë edhe vështirësi në qarkullim. Punime nisën vrullshëm gjatë periudhës së fushatës por vetëm në njërin kah të segmentit “Xhabiej-Parrucë” këto punime janë përfunduar në rreth 400 metër rrugë. Ndërkohë në segmentet e tjera kryesore ato vijojnë të mbeten të hapura ose jo të përfunduara plotësisht siç duhet.

Kjo situatë nuk është aspak e favorshëe duke marrë parasyshë që tashmë po hyjmë edhe në sezonin turistik. Siç dihet me ardhjen e verës dhe rikthimin e emigrantëve apo turistëtve të huaj qarkullimi vështirsohet ndjeshëm dhe mugesa e këtyre korsive që janë në fazë punimesh sjellin një situatë problematike qarkullimi. Krijimi i korsive të biçikletave dhe respektimi i sinjalistikës ka qenë një premtim i kahershëm nga ana e bashkisë por në kronika të ndryshme qytetarët shkodranë janë ankuar pikërisht për mungesën e këtyre korsive.

Artikulli paraprakVIJON TË DËMTOHET URA E VJETËR E BUNËS
Artikulli tjetërAMULI: PD NUK E VOTOI BENET BECIN