Prej 1 muaji ka përfunduar afati i punimeve që po zhvillohen në bllokun e pallateve në Xhabije, por punimet akoma vijojnë, ndërsa bien në sy vonesat e shfaqura.
Në afërsi të rrugës Baja e Vogël në lagjen Perash, punimet duken qartësisht të vonuara, ndërsa banorët thonë se kjo vjen si shkak i temperaturtave të ulëta. Këta të fundit shprehen gjithashtu se si shkak i vonesave, gjatë ditëve me shi në brendësi të bllokut të pallateve është e vështirë të ecet në këmbë si pasojë e gropave.
Sipas parashikimeve të projektit, punimet duhet të ishin mbyllur brenda muajit mars. Megjithatë, që nga fillimi i punimeve në muajin gusht të vitit të kaluar janë shfaqur mjaft problematika. Fillimisht gjetja e një arsenali armësh në një bunker të lagjes e më pas dëmtimi i kabllove elektrikë kanë shfaqur vonesa.