Këtë të hënë siç ishte edhe paralajmëruar kanë nisur punimet nga ana e bashkisë për restaurimin e Urës së Bahçallëkut. Një fakt I tillë ka dhënë ndikimin e saj duke shtuar trafikun për në dalje të qytetit të Shkodrës.
Trafiku mund të përllogaritet gati rreth 2 km ku automjetet kanë pasur vëstirësi në qarkullim. Me ardhjen e stinës së verës dhe rikthimit të emigrantëve edhe qarkullimi rëndohet ndjeshëm. Fillimi I punimeve u paralajmërua nga ana e bashkisë javën e kaluar nga ku bëhet me dije së punimet do të zgjasin rreth 20 ditë.
Po ashtu është vendosur që realizimi I punimeve të kryhet gjatë orëve të natës. Pas riparimit te urës, projekti me i afërt për lehtësimin e qarkullimit në hyrjen e qytetit është zgjerimi i rrugës tek rrethrrotullimi, te Ura e Re e Bunës, një ndërhyrje kjo provizore deri në nisjen e zbatimit të projektit të madh për hyrjen e qytetit .