Një 29-vjeçar nga Tirana me emrin Admir Dervishi është arrestuar nga policia pasi ka vrarë me armë bashkëshorten e tij mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:10 në rrugën e ‘Qelqit’ në Kombinat, ku e vrarë ka mbetur 28-vjeçarja I.Dervishi. Sipas hetimeve paraprake të policisë, thuhet se 28-vjeçarja është qëlluar me armë nga bashkëshorti pas një konflikti mes tyre. Ajo është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë. Admir Dervishi, punonjës i Gardës së Republikës, është vënë menjëherë në pranga pas ngjarjes së rëndë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që u mbyll tragjikisht.