Drejtuesi teknik i një firme ndërtimi në Patos është vënë në prangat e policisë.
59-vjeçari me iniciale N.D. ,u arrestua pasi në datë 11 janar një punonjës i firmës gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga një lartësi, teksa riparonte parkun e automjeteve në qëndrën e prodhimit të naftës në Kuçovë.
Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.