Në mesin e vitit të kaluar punonjësit e ish-fabrikës së duhanit në Shkodër do të merrnin 27 pagat e prapambetura duke u celur në njëfarë mënyre një dritë jeshile për ta.

Mirëpo kjo problematikë mesa duket nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare sepse sërish punonjësit e ish-fabrikës se duhan cingares në Shkodër prej 6 muajsh janë pa rroga .

Një fakt të tillë e ka bërë të ditur kreu i Bashkimt të Sindikatave të pavarura për qarkun e Shkodrës Albert Tuka i cili thotë se ka marrë kontakt me ministren e ekonomisë Anila Denaj dhe pret që të marrë përgjigje ditët në vijim.

Aktualisht në këtë ndërmarrje punojnë 6 persona, administratori juristja dhe 4 roje . Ato kërkojnë pagat e tyre, ndërkohe që apeli i drejtohet shtetit që të marrë masa dhe të shlyej pagat për këto punonjës të cilët nuk kanë asnjë të ardhur tjetër.

Ndërmarrja e duhan cingares në Shkodër ka një sipërfaqe prej 5.2 ha, me 25 kapanone. Sot e braktisur ajo është në vartësi të Drejtorisë së Pronave publike në Ministrinë e Financave .

Artikulli paraprakDY LËKUNDJE TËRMETI NË KUKËS DHE DIBËR
Artikulli tjetërDIGJET MAKINA E GARDIANIT TË BURGUT TË SHËNKOLLIT