Vonesat e pagave dhe mosperfitimi nga shperblimi i qeverise permes paketes antiinflacion ka ngritur ne proteste punonjesit e portit te Shengjinit. Sipas tyre ky institucion po shkon drejt falimentimit, per shkak te fryrjes se organikes me punonjes fiktiv qe nuk paraqiten ne pune.Kjo situate i ka krijuar ketij institucioni probleme, dhe per rrjedhoje po reflektohet edhe ne vonesa ne paga.

Nga ana tjeter drejtori i Portit Sander Marashi pranon faktin se ky institucion ka probleme financiare, por nuk eshte drejt falimentimit. Sa i perket akuzave te ngritur per punonjes fiktiv , ai e mohon dicka te tille.

Porti i Shengjinit eshte ndermarrje me vetfinancim, qe prej disa muajsh po perballet me mungese te ardhurash per shkak se ka nje renie te mjeteve lundruese qe e perdorin kete port per te importuar dhe eksportuar mallra.

 

Artikulli paraprakENDE NGARKESË AUTOMJETESH NË DOGANËN E MURIQANIT
Artikulli tjetërTË MOSHUARIT NË KOPLIK: PENSIONI NUK NA DEL AS PËR ILAÇE