Mos marrja e pagave prej dy muajsh si dhe reforma në administrate që pritet të nis zbatimin në janar të vitit 2024, ngriti në protestë punonjësit e portit të Shëngjinit.Ata u mblodhen në hyrje të këtij institucioni, duke akuzuar drejtuesit për keqmenaxhim dhe abuzime, duke e quar portin në falimentim, ndërsa thonë se dhe reforma po bëhet selektike dhe me prapavije politike.

Shqetesimit të punonjesve të portit ju bashkua dhe deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj e cila u kërkoj organeve te drejtësisë që të hetojë abuzimet ne këtë ndërmarrje.

Drejtoria e Portit Shëngjin bën me dije se reforma e cila prek 40 punonjes po bëhet përshkak të mungeses së të ardhurave në këtë institucion, çka ka sjellë vështiresi financiare duke u reflektuar dhe në vonesa në paga gjatë vitit të fundit.

Artikulli paraprakNË VITIN 2024 HAPET GJUETIA E LIGJSHME
Artikulli tjetërM&E GROUP ALBANIA FESTON 5- VJETORIN