Sikur të mos mjaftonin gjithë “fatkeqësitë” e tjera që po përjetojnë azil kërkuesit, tani duket sikur po abuzohet edhe me të drejtën e fesë.

Punonjësit e kampeve të azilantëve në ishullin e Lesvos, muajt e fundit janë përpjekur të shpërndajnë kopje në gjuhën arabe të “Ungjillit të Shën Gjonit”. Në muajt e fundit janë raportuar të paktën dy raste të tilla. Sipas The Guardian, punonjësit kanë shpërndarë tek azilantët një flet në të cilën deklarohej: “Unë e di unë jam një mëkatar … unë i kërkoj Jezusit të falë mëkatet e mia dhe te më jep jetën e përjetshme . Dëshira ime është që të dua dhe ti bindem fjalës së tij . ” Ndonëse është bërë një kërkese pranë Ministrisë së Migracionit grek, lidhur me këtë nuk ka asnjë deklaratë zyrtare. 

Artikulli paraprakPOLICIA E SHKODRËS NDËRTON SKEMËN SE SI NDODHI AKSIDENT
Artikulli tjetërVIRUSI ZIKA, PARALAJMËRIM UDHËTIMI NË FLORIDA