Punonjësit e një fabrike këpucësh e cila ndodhet në zonën e Drejtorisë Së Policisë në Shkodër kanë protestuar mëngjesin e sotëm për shkak të shfrytëzimit që iu bëhet në punë.Ata thonë se nuk janë paguar për 15 ditëshat e pushimeve.

Përvec kësaj punëtorët shprehen se detyrohen që të punojnë me orare të tejzgjatur edhe në fundjavë. Një pjesë e grave tregojnë se edhe pse punojnë në kushte shumë të vështira dhe shpesh herë të pasiguruar, janë të detyruar të heshtin pasi zgjidhja që u jepet është rruga.

Pranvera Kadija tregon se e ka djalin analfabet sepse nuk i del koha që ta mësojë.
Ndërkohë aty mbërriti Kreu i Inspektoratit të Punës Agim Shimaj i cili u përball me revoltimin e punonjësve.

Ai kërkoi nisjen e bisedimeve mes administratorit dhe një përfaqësie të punonjësve
Janë rreth 400 punonjës të cilët janë të detyruar që të punojnë 7 ditë në javë dhe me këto të ardhura mbajnë familjet e tyre.

Protestuesit thanë se do të bllokojnë punën deri në zgjidhjen e problemit. Ky nuk është rasti i parë që punonjësit e fasonerive ngrihen në protesta për të kërkuar të drejtat që atyre i takojnë me ligj

 

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, 2018-ta INVESTIME NË SHËNDETËSI
Artikulli tjetërRAPORTI I SHËNDETIT MENDOR PËR SHKODRËN